Disa persona gjuajnë granatë në oborrin e një shtëpie në Prishtinë – Dëmtohen dy shtëpi dhe një automjet
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy meshkuj kanë raportuar se disa persona të panjohur kanë gjuajtur një granatë në oborrin e shtëpisë së njërit prej tyre. Nga shpërthimi janë dëmtuar muret e dy shtëpive dhe një automjet ndërsa nuk ka të lënduar. Rasti po hetohet. “Prishtinë / 30.08.2026 – 01:10. Dy ankuesit meshkuj kosovare…
Lajme
Policia e Kosovës ka njoftuar se dy meshkuj kanë raportuar se disa persona të panjohur kanë gjuajtur një granatë në oborrin e shtëpisë së njërit prej tyre.
Nga shpërthimi janë dëmtuar muret e dy shtëpive dhe një automjet ndërsa nuk ka të lënduar.
Rasti po hetohet.
“Prishtinë / 30.08.2026 – 01:10. Dy ankuesit meshkuj kosovare kanë raportuar se person-a të panjohur kanë gjuajtur një mjet të dyshuar (granatë) në oborrin e shtëpisë të njërit prej tyre. Si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar muret e dy shtëpive dhe një automjet. Nuk raportohet për persona të lënduar. Njësitë relevante kanë dalë në vendngjarje. Rasti nën hetime”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë. /Lajmi.net/