Diplomati gjerman i uron fat Kosovës në përballjen me Slloveninë

Kombëtarja e Kosovës sonte përballet me Slloveninë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin e vitit 2026. Me këtë rast, i ngarkuari me punë pranë ambasadës gjermane në Kosovë, Christian Böttcher i ka uruar fat Kosovës. “I urojmë ekipit kombëtar të Kosovës fat të mbarë në ndeshjen e sonte kundër Sllovenisë! I Ngarkuari ynë me…

Sport

10/10/2025 11:40

Kombëtarja e Kosovës sonte përballet me Slloveninë në kuadër të ndeshjeve kualifikuese për Botërorin e vitit 2026.

Me këtë rast, i ngarkuari me punë pranë ambasadës gjermane në Kosovë, Christian Böttcher i ka uruar fat Kosovës.

“I urojmë ekipit kombëtar të Kosovës fat të mbarë në ndeshjen e sonte kundër Sllovenisë! I Ngarkuari ynë me Punë, Christian Böttcher, pati kënaqësinë të takohej me trajnerin e ekipit kombëtar, Foda dhe Sekretarin e Përgjithshëm të Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Weidner”.