Dilema Ronaldo

Cristiano Ronaldo është bërë një çështje tek Real Madridi. Ylli portugez dëshiron të rrezikojë dhe të luajë në fundjavë ndaj Espanyolit, për të shënuar dhe për t’i fituar çmimet Pichichi e Këpuca e Artë. Ndërkaq, trajneri Ancelotti i frikësohet më të keqes.

Sport

16/05/2014 00:29

Cristiano Ronaldo është preokupimi kryesor tek Real Madridi, nëntë ditë para finales së Ligës së Kampionëve.

Në fakt, ylli portugez duket se është në gjendje të luajë qysh sot, por ende është në pikpyetje fakti nëse CR7 duhet të luajë apo jo ndaj Espenyolit.

29 vjeçari dëshiron të luajë. Ai ndihet mirë dhe dëshiron të luajë të shtunën, duke u munduar ta shënojë së paku një gol, i cili do t’ia siguronte çmimet Pichichi e Këpuca e Artë.

Portugezi ka besim në fizikusin e tij dhe se nuk do të ketë më tërheqje muskulore.

Por, mendimet e njëjta nuk i ka edhe trajneri Carlo Ancelotti, i cili po heziton ta fusë në lojë ndaj skuadrës së dytë nga qyteti i Barcelonës, pasi frikësohet të rrezikojë, në një ndeshje pa rëndësi, para asaj më të rëndësishme të sezonit ndaj Atletico Madridit.

Ronaldo i ka zhvilluar vetëm 5 ndeshje nga 10 sa i zhvilloi së fundmi ekipi Los Blanco, shkaku i dy lëndimeve që i pësoi brenda një muaji.

Mbetet të shihet nëse ish futbollisti i Sporting Lisbonës do të luajë ndaj Espanyolit, apo do të heq dorë për çmimet individuale, për të qenë në top formë për finalen e Lisbonës, ku e do La Deciman me ekipin nga Santiago Bernabeu.