Dikush shtiu me armë zjarri ndaj tij, viktima rezervon biletën e aeroplanit dhe largohet nga Peja

Një qytetar në Pejë ka raportuar dje se me datë tre të këtij muaji, persona të panjohur për motive ende të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, djalit të tij. “Viktima, sipas ankuesit ka pësuar lëndime, por tretman mjekësor nuk dihet nëse ka pranuar pasi sipas ankuesit i njëjti nga frika…

Lajme

05/09/2024 08:57

Një qytetar në Pejë ka raportuar dje se me datë tre të këtij muaji, persona të panjohur për motive ende të panjohura kanë shtënë me armë zjarri në drejtim të viktimës, djalit të tij.

“Viktima, sipas ankuesit ka pësuar lëndime, por tretman mjekësor nuk dihet nëse ka pranuar pasi sipas ankuesit i njëjti nga frika ka rezervuar biletën e aeroplanit dhe është larguar. Njësitet në vendin e ngjarjes kanë gjetur dhe konfiskuar 2-fishekë dhe 2 gëzhoja cal-7.62 mm”thuhet në raportin policor.

Gjithashtu u theksua se viktima nuk ka qenë i qasshëm për njësitet policore për t’u intervistuar.

Lidhur me rastin është konsultuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar./Lajmi.net/