Diego Costa i vë synimin vetes, ta eliminojë Liverpoolin nga Liga e Kampionëve

Diego Costa kërkon që të kthehet në fushë në ndeshjen ndaj Liverpool në Ligën e Kampionëve ndërsa dëshiron Anfield si datën e kthimit nga dëmtimi sipas Marca.

Sport

24/12/2019 10:36

Sulmuesi i Atletico Madrid së fundmi ka pasur operacione në këmbë dhe pritet të humbasë ndeshjen e parë në Wanda Metropolitano.

Por ish-lojtari i Chelsea po shpreson të bëjë ndryshimin gjatë kthimit të tij në Angli në ndeshjen e dytë të raundit 1/16 në muajin mars, përcjell lajmi.net.

Spanjolli i ka vënë synimin e qartë vetes, të ndihmojë skuadrën e tij për kalimin tutje – nëse ndeshja e parë shkon ashtu siç duhet.

Costa tashmë ka humbur muajin e fundit në fushë dhe aktualisht është në stërvitje të lehta me skuadrën. /Lajmi.net/