Di Maria pritet të jetë gati për Napolin

Fituesi i Kupës së Botës, Angel Di Maria nuk mori pjesë në fitoren e Juventusit ndaj Cremonese, por së shpejti mund të kthehet në fushë për ‘Zonjën e Vjetër’. Anësori argjentinas u përjashtua nga ajo përballje për shkak të një dëmtimi të lehtë në kyçin e këmbës, duke vazhduar tendencën e tij fatkeqe të përjashtimit…

Sport

05/01/2023 17:53

Fituesi i Kupës së Botës, Angel Di Maria nuk mori pjesë në fitoren e Juventusit ndaj Cremonese, por së shpejti mund të kthehet në fushë për ‘Zonjën e Vjetër’.

Anësori argjentinas u përjashtua nga ajo përballje për shkak të një dëmtimi të lehtë në kyçin e këmbës, duke vazhduar tendencën e tij fatkeqe të përjashtimit nga ndeshjet e ‘Bianconerëve’ për shkak të problemeve fizike..

Siç raportohet nga ‘Tuttosport’, Juventus shpreson të rikuperojë Di Marian në kohë për ndeshjen e tyre të ardhshme me Udinese. Anësori argjentinas mund të zbresë nga pankina në përplasje, duke i dhënë disa minuta në këmbë përpara ndeshjes kyçe me Napolin.

34 vjeçari dëshmoi klasin dhe cilësinë e tij në Kupën e Botës në Katar dhe ‘Bianconerët’ janë të etur për ta parë lojtarin në më të mirën e tij në gjysmën e dytë të këtij sezoni./Lajmi.net/