Di Maria nuk e ka plan largimin nga Juventusi

Angel Di Maria nuk e ka në plan të largohet nga Juventusi gjatë merkatos së janarit. Ndonëse u përfol shumë në lidhje me këtë çështje, lajmet janë demantuar së fundi, duke mos lënë hapësirë për dyshime, transmeton lajmi.net. Sipas Fabrizio Romanos, lojtari e ka në plan të vijojë të paktën deri në muajin qershor. Kontrata…

Sport

24/12/2022 11:23

Angel Di Maria nuk e ka në plan të largohet nga Juventusi gjatë merkatos së janarit.

Ndonëse u përfol shumë në lidhje me këtë çështje, lajmet janë demantuar së fundi, duke mos lënë hapësirë për dyshime, transmeton lajmi.net.

Sipas Fabrizio Romanos, lojtari e ka në plan të vijojë të paktën deri në muajin qershor.

Kontrata e tij me “Zonjën e Vjetër” skadon në vitin 2023, saktësisht më 30 qershor. /Lajmi.net/