Di Maria ende nuk ka marrëveshje me Juventusin – Xavi e kontakton lojtarin për një transferim të mundshëm në Barcelonë

Angel Di Maria ende nuk ka një marrëveshje me skuadrën e Juventusit për një transferim të tij në verë.

Sport

07/06/2022 19:20

Kjo situatë i leverdisë më së shumti Barcelonës së Xavi Hernandezit që janë të interesuar për shërbimet e lojtarit, transmeton lajmi.net.

Sipas asaj që bën të ditur eksperti i çështjes së transferimeve, Fabrizio Romano, Xavi e ka kontaktuar lojtarin për një lëvizje të mundshme të tij në “Camp Nou”, pyetje për të cilën nuk ka marrë ende përgjigje.

Argjentinasi dëshiron kontratë njëvjeçare, diçka të cilën Barça mund t’ia ofrojë.

Këto ditë pritet të mësohet zgjedhja e lojtarit rreth asaj se ku do të vijojë ai. /Lajmi.net/