DHTIK mirëpret tejkalimin e krizës institucionale dhe zgjedhjen e Presidentes së Kosovës
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mirëpret tejkalimin e krizës institucionale dhe zgjedhjen e Justina Shiroka-Pula në pozitën e Presidentes së Republikës së Kosovës. DHTIK i uron Presidentes së re të Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar që mandati i saj të kontribuojë në forcimin e institucioneve, stabilitetin e vendit dhe zhvillimin e mëtejshëm ekonomik…
Lajme
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë mirëpret tejkalimin e krizës institucionale dhe zgjedhjen e Justina Shiroka-Pula në pozitën e Presidentes së Republikës së Kosovës.
DHTIK i uron Presidentes së re të Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar që mandati i saj të kontribuojë në forcimin e institucioneve, stabilitetin e vendit dhe zhvillimin e mëtejshëm ekonomik e social të Kosovës.
Sipas njoftimit, Dhoma kishte bërë thirrje të vazhdueshme ndaj të gjithë spektrit politik që të angazhohej për tejkalimin e situatës së krijuar dhe shmangien e një cikli të ri zgjedhor, i cili do të mund të sillte pasiguri të mëtejshme dhe të ndikonte në gjendjen ekonomike e sociale të vendit.
Me tejkalimin e kësaj situate, DHTIK kërkon nga të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës që të angazhohen maksimalisht në adresimin e problemeve të akumuluara për një kohë të gjatë, veçanërisht atyre që ndikojnë drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik, klimën e të bërit biznes dhe mirëqenien e qytetarëve.
“Stabiliteti institucional duhet të shoqërohet me vendimmarrje të shpejtë dhe konkrete për çështjet që presin zgjidhje, duke krijuar një mjedis më të qëndrueshëm dhe më të favorshëm për investime, punësim dhe zhvillim ekonomik. Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë do të vazhdojë të japë kontributin e saj në funksion të zhvillimit ekonomik të vendit, përfaqësimit të interesave të komunitetit të biznesit dhe ndërtimit të një klime më të favorshme për bizneset dhe investitorët”.