Detaje për aksionin në Gjilan- Grupi kriminal funksionin në një zyrë të modifikuar si qendër e thirrjeve, mashtronin shtetasit e huaj

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me aksionin e gjerë që është realizuar dje pasdite në Gjilan. Nga Policia është bërë e ditur se ky aksion u zhvillua nga Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Kibernetike, veprimeve hetimore, me mbështetjen edhe nga njësitë tjera relevante policore, ku janë zhvilluar kontroll në tri lokacione të ndryshme…

Lajme

07/05/2025 09:21

Policia e Kosovës është deklaruar në lidhje me aksionin e gjerë që është realizuar dje pasdite në Gjilan.

Nga Policia është bërë e ditur se ky aksion u zhvillua nga Drejtoria e Hetimeve të Krimeve Kibernetike, veprimeve hetimore, me mbështetjen edhe nga njësitë tjera relevante policore, ku janë zhvilluar kontroll në tri lokacione të ndryshme në Gjilan, me ç’rast janë arrestuar tre persona të dyshuar.

“Të dyshuarit, me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm të dobisë pasurore për vete apo personin tjetër, dhe në grup edhe me persona të tjerë, dyshohet se kanë mashtruar qytetarë të ndryshëm kryesisht shtetas të huaj, duke i joshur përmes thirrjeve telefonike, përdorimit të identiteteve të rrejshme dhe metodave të sofistikuara dhe kanë arritur t’i bindin që të investojnë në bursa fiktive dhe kriptovaluta”,thuhet në njoftimin e policisë, transmeton lajmi.net.

Këtë veprimtari kriminale të dyshuarit dyshohet se e kanë ushtruar nga një lokacion (zyrë) e modifikuar si qendër e thirrjeve e cila ka qenë e kundërligjshme.

Në cilësi të provave materiale lidhur me rastin janë sekuestruar:

– 3 vetura;

– 3 kompjuterë;

– 9 telefona mobilë;

– 10044 euro (para të gatshme);

– 100 franga zvicerane (para të gatshme);

– 1100 dollarë amerikanë (para të gatshme);

– 50 copë municion;

– DVR;

– Router-a;

– Kufje;

– Monitorë kompjuteri;

– Dokumente të ndryshme.

“Me vendim të prokurorit, tre të arrestuarit meshkuj kosovarë ndalohen për 48 orë, derisa rasti është në proces të mëtutjeshëm hetimor”./Lajmi.net/