Detaje nga plagosja e policit mbrëmë në poligonin e qitjes në Gjilan, ndalohet i dyshuari dhe instruktori
Të shtëna me armë zjarri u raportua të ketë patur mbrëmë në poligonin e qitjes “Target” në Gjilan. Si shkak i këtyre të shtënave i plagosur mbeti një zyrtar policor. Nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë rast raportohet se në poligon të dyshuarit në këtë rast i është bllokuar armë, me ç’rast të…
Lajme
Të shtëna me armë zjarri u raportua të ketë patur mbrëmë në poligonin e qitjes “Target” në Gjilan.
Si shkak i këtyre të shtënave i plagosur mbeti një zyrtar policor.
Nga Policia e Kosovës në lidhje me këtë rast raportohet se në poligon të dyshuarit në këtë rast i është bllokuar armë, me ç’rast të njëjtit nga pakujdesia aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka qëlluar viktimën, zyrtar policor.
“Raportohet se në një poligon të gjuajtjes të dyshuarit mashkull kosovar dyshohet se i është bllokuar arma, me ç’rast të njëjtit dyshohet se nga pakujdesia aksidentalisht i ka shkrepur arma dhe ka qëlluar viktimën mashkull kosovar (zyrtar të PK-së). Viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”,thuhet në njoftim.
Gjithashtu u theksua se në lidhje me këtë rast me vendim të prokurorit është arrestuar i dyshuari dhe instruktori i poligonit për gjuajtje.
Të njëjtit janë dërguar në mbajtje.
“Si prova materiale lidhur me rastin janë sekuestruar tri armë zjarri, rasti nën hetime”./Lajmi.net/