Dështon transferimi i Spinazzola, Inter kthen sytë kah Victor Moses

19:15 | 17 Janar 2020

Inter kërkon me çdo kusht transferimin e një lojtari anësor.

Pasi ka dështuar shkëmbimi mes Matteo Politano dhe Leonardo Spinazzola, skuadra e Inter po shikon për alternativa tjera.

‘Sky Sport Italia’ bën të ditur se Inter është interesuar për shërbimet e lojtarit të Chelsea, Victor Moses, transmeton lajmi.net.

Moses aktualisht i përket skuadrës së Fenerbahce, ku luan si i huazuar. Me skuadrën turke, Moses ka regjistruar vetëm gjashtë paraqitje, pasi ka vuajtur shumë nga lëndimet.

Lojtari ka punuar me Conte gjatë kohës kur ky i fundit ishte te Chelsea, dhe duket se dyshja kanë ecur mjaft mirë, pasi italiani e dëshiron lojtarin edhe në ‘San Siro’.

Moses gjatë vitit të kaluar kishte vendosur t’i jepte fund karrierës së tij me kombëtaren e Nigerisë. /Lajmi.net/