Dështon sërish shitja e PTK’së

Koalicioni qeveritar, disa orë pas miratimit të Ligjit të Buxhetit, në vazhdim të seancës, arriti ta fusë në rend dite si pikë shtesë shitjen e PTK’së. Por, në mungesë të kuorumit, ky vendimi dështoi edhe kësaj radhe të marrë miratimin e Kuvendit.

Lajme

26/12/2013 15:04

Shitja e Postës dhe Telekomit të Kosovës ka dështuar edhe një herë të marrë miratimin e Kuvendit të Kosovës.

Fillimisht, duke e parë refuzimin e fortë të tri partive opozitare për të mos qëndruar në sallë në kohën e miratimit të Ligjit të Buxhetit, nëse nuk hiqet amendamenti për shitjen e 75 për qind të aksioneve të PTK’së, Qeveria e Kosovës u tërhoq dhe e hoqi këtë amendament.

Por, disa orë më vonë, koalicioni qeveritar arriti ta fusë në rend dite, si pikë shtesë, shitjen e PTK’së, gjë që u prit me kundërshtime të mëdha dhe braktisje të seancës nga opozita.

Pas largimit të LDK’së, VV’së dhe AAK’së, koalicioni qeveritar nuk arriti të sigurojë kuorumin e nevojshëm për votimin e vendimit të Komisionit Ndër-Qeveritar për shitjen e 75 për qind të aksioneve të PTK’së.

Në sallë mbeten vetëm 54 deputetët e koalicionit qeveritar.