Dështon Pogba, ja plani i Realit

Real Madrid është i vendosur t'i ofrojë Tottenhamit 45 milionë funte plus mesfushorin Dani Ceballos për Christian Eriksen, pasi me gjasë transferimi i Pogbas do dështojë.

Sport

19/06/2019 10:26

Mauricio Pochettino ka qenë i gatshëm të nënshkruajë me Ceballos, por pa përfshirë lojtarë tjerë.

‘Los Blancos’ dëshiron të përfitojë nga kjo dëshirë e madhe e trajnerit spanjoll, për t’i rrëmbyer një nga lojtarët më të mirë, transmeton lajmi.net.

Sipas The Sun, Ceballos i ka thënë Zinedine Zidanes se dëshiron të largohet për shkak të mungesës së minutazhit.

Një arsye shtesë pse Reali do ta dëshironte që ky operacion të realizohej është edhe Pogba.

Mesfushori francez thuhet se ka zgjedhur të luajë për Juventusin përpara klubit spanjoll. /Lajmi.net/