Dështon marrëveshja Barcelona – Arsenal: Problemi te paga e Aubameyang

Ka dështuar marrëveshja për huazimin e Aubameyang te Barcelona.

Sport

31/01/2022 16:38

Ylli nga Gaboni tash e sa javë lidhet me një largim të mundshëm nga Arsenal, pas problemeve që hapi në skuadër dhe nuk u ftua për disa ndeshje nga Arteta.

Auba pritej të zyrtarizohej sot te Barcelona, si huazim, por sipas David Ornstein marrëveshja ka dështuar, transmeton lajmi.net.

Skuadrat nuk kanë arritur të pajtohen për pagën e sulmuesit, dhe kjo është arsyeja kryesore.

Aubameyang thuhej të ishte pajtuar për reduktim në pagë dhe pranoi një pagë prej 100 mijë euro në javë, por as kjo nuk ka qenë mjaftueshëm për Barcën.

Duket se Aubameyang do të mbetet në ‘Emirates’. /Lajmi.net/