Dështon edhe City (Video)
Manchester City nuk ka arritur të shfrytëzojë gabimin e Chelseas, pasi ka barazuar në shtëpi të vet me rezultat 2-2, kundër skuadrës në fundin e tabelës, Burnleyt.
Sport
Pjesa e parë ishte perfekte për skuadrën e Pellegrinit. Në minutën e 23 Silva shënon për të kaluar skuadrën e tij në epërsi, para se Fernandinho në minutën e 33′ të dyfishojë këtë epërsi.
Sidoqoftë, në pjesën e dytë mysafirët u futën furishëm duke shënuar dy gola me Boyd 47′ dhe Barnes 81′ duke barazuar kështu rezultatin.
City kështu nuk arriti të shfrytojë gabimin e Chelseat, duke mbetur përsëri me tre pikë prapa skuadrës të Bluve e cila është në majen e tabelës me 46 pikë të tubuara.
Video