Dëshmitarët në Hagë po paguhen?! – gazetari zbulon ekskluzivisht intervistën mes një prokurori dhe biznesmeni
Gazetari Arlind Imeri, thotë se ka siguruar një transkriptë të intervistës së prokurorit të Speciales, Alan Tieger dhe Halit Sahitaj, të realizuar në prill të vitit 2022 të cilën e ka shpalosur ekskluzivisht në emisionin “Ora Shtatë” të Klan Kosovës. Sipas Imerit, në këtë material zbulohet shumëçka, madje edhe emrat që kërkuan para nga familja…
Lajme
Gazetari Arlind Imeri, thotë se ka siguruar një transkriptë të intervistës së prokurorit të Speciales, Alan Tieger dhe Halit Sahitaj, të realizuar në prill të vitit 2022 të cilën e ka shpalosur ekskluzivisht në emisionin “Ora Shtatë” të Klan Kosovës.
Sipas Imerit, në këtë material zbulohet shumëçka, madje edhe emrat që kërkuan para nga familja e ish-presidentit, Hashim Thaçit për lirimin e tij, transmeton Klankosova.tv.
“Kjo intervistë po publikohet për herë të parë, nuk është bërë më parë publike. Biseda zhvillohet mes prokurorit të Speciales në Hagë dhe Halit Sahitaj, i cili është një biznesmen në Spanjë, dhe aktivitetet e tij i ka mes Spanjës dhe Rusisë”.
“Kjo intervistë ka dy baza kryesore. E para është që prokurori Alan Tieger ka qenë i informuar se si po paguhen dëshmitarët, sepse Halil Sahitaj gjatë kësaj interviste, tregon se si i kanë kërkuar para prej ish-presidentit Hashim Thaçi, para prej biznesmenëve të ndryshëm, për me i pagu dëshmitarët, nuk flitet për një dëshmitar, por për shumë dëshmitarë”, tha Imeri.