Dëshiron të ‘komandosh’ në shtrat? Ndiq këto këshilla
Si meshkujt ashtu edhe femrat duan që ata ta kenë rolin kryesor gjatë marrëdhënieve kryesore.
Lifestyle
Qëndrimi sipër partnerit, është njëri ndër pozicionet më të preferuar pasi u lejon të keni kontroll të plotë mbi lëvizjet dhe ritmin, transmeton lajmi.net.
Fillimisht ky pozicion mund të jetë disi i lodhshëm dhe i sikletshëm, duke qenë se të takon t’i bësh të gjitha.
Megjithatë, ekspertet e seksit këmbëngulin që vajzave iu shkon më shumë ky rol, por duhet t’ia marrin dorën, sepse shumë prej tyre nuk e bëjnë siç duhet.
Ja disa këshilla që mund t’ju ndihmojnë të arrini atë që dëshironi nga ky pozicion:
Përdor krahët si mbështetje
Që të mos i mbash kot në ajër dhe që ta bësh më pak të lodhshme, mbështetu para dhe me këtë rast edhe i afrohesh partnerit. Të jep ndjesinë e sigurisë dhe e bën më të rehatshme.
Mbështetu mbrapa
Në mënyrë të ngjashme mund t’i mbështesësh krahët edhe mbrapa. Ky pozicion është eksitues për të dy pasi i jep atij një pamje goxha interesante.
Provo në krah të kundërt
Sipër dhe në krah të kundërt kërkon pak vetëbesim, por si të gjitha edhe këtij pozicioni do t’ja merrni dorën me kalimin e kohës.
Preke veten
Sa të kesh gjetur ekuilibrin, mund të përdorësh duart për të luajtur me veten.
Mund edhe të ulesh
Sipër nuk do të thotë domosdoshmërisht shtrirë. Mund të jeni ulur në karrige, në cep të shtratit apo mbështetur pas një muri. Kështu përvoja do të jetë edhe më intime dhe emocionuese. /Lajmi.net/