Dermatologët: ‘Apple Watch’-ët, të rrezikshëm për shëndetin

Pajisjet si 'Apple Watch' dhe 'Fitbit' mund të shkaktojnë skuqje në lëkurë, ngase janë "terren i përsosur për baktere", sipas një studimi.

Auto & Tek

19/03/2019 09:50

Personat që bëjnë palestër dhe nuk i pastrojnë dy pajisjet në fjalë çdo ditë, kanë nivele shumë më të larta të mikrobeve sesa të tjerët në lëkurën e tyre, transmeton lajmi.net.

Studimi gjithashtu testoi sipërfaqet e lëkurës të pesë përdoruesve të rregullt të orave të mençura. Nga ky studim doli se ata kishin nivele më të larta të baktereve se normalja.

Normalisht, bakteret e stafilokokut mund të gjenden në veshje ose në lëkurë, por nivelet e larta do të çojnë në acarim të lëkurës.

Dr Nicole Chiang, një dermatologe nga Spitali Universitar i Manchesterit të Jugut NHS Foundation Trust tha se përdorimi i rregullt i ‘smartwatch’-ëve mund të çojë në infeksione.

Ekspertët e lëkurës janë të shqetësuar se si pajisjet më të fundit kanë potencë më të madhe të baterisë, gjë që po bën që përdoruesit të mos i hjekin fare nga dore ato.

Dr. Anjali Mahto, dermatologe, tha se pacientët vuanin shpesh nga alergjia në nikel, prej nga edhe përbëhet një pjesë e këtyre “smartwatch”-ëve, gjë që krijoi probleme të tjera të lëkurës. /Lajmi.net/