Deputetja e Aleancës vendos logon e UÇK-së tek ulësja e Donika Gërvallës
Ka kaluar një orë nga që nga koha kur do të duhej të fillonte seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të trajtohen 22 pika të rendit të ditës. Në kohën kur po pritet që deputetët të mblidhen për të votuar Ligjin për Specialen, në sallën plenare kanë arritur vetëm deputetët e PDK-së…
Lajme
Ka kaluar një orë nga që nga koha kur do të duhej të fillonte seanca e Kuvendit të Kosovës, në të cilën do të trajtohen 22 pika të rendit të ditës.
Në kohën kur po pritet që deputetët të mblidhen për të votuar Ligjin për Specialen, në sallën plenare kanë arritur vetëm deputetët e PDK-së dhe disa nga Aleanca.
Në sallë ende nuk janë as nga Vetëvendosje dhe as nga LDK-ja.
Pak më parë, deputetja e Aleancës, Albana Bytyqi ka vendosur një logo të UÇK-së tek ulësja e ministres së Drejtësisë, Donika Gërvalla.
Gërvalla ende nuk është e pranishme në sallë dhe nuk dihet nëse e njëjta do t’i bashkohet kësaj seance./Lajmi.net/

