Deputeti i VV-së kërkon Kishë Ortodokse Shqiptare

Arbër Rexhaj në fjalën e tij në Kuvend kërkoi që në bashkësi fetare në Kosovë të shtohet edhe Kisha Ortodokse Shqiptare.

Lajme

29/11/2017 12:15

Gjatë fjalës së tij në Kuvend, deputeti i Vetëvendosjes Arbër Rexhaj kërkoi që Projektligji për Liritë Fetare ta njohë edhe Kishën Ortodokse Shqiptare, si bashkësi fetare në Kosovë.

Propozimin e tij Rexhaj e arsyetoi me fjalët se historikisht shqiptarët e Kosovës e kanë pasur edhe këtë fe, ndërsa deklaroi se disa nga monumentet që konsiderohen trashëgimi e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë u takonin shqiptarëve.