Deputetët mblidhen sot për të votuar ndryshimet kushtetuese për zgjedhjen e presidentit
Mediat po raportojnë se deputetët e Kuvendit do të mblidhen sot për të votuar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani, që kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës. Seanca plenare besohet të jetë thirrur për në ora 20:00, por do të filloj me vonës, transmeton lajmi.net. Ndërkohë, Komisioni për…
Lajme
Mediat po raportojnë se deputetët e Kuvendit do të mblidhen sot për të votuar ndryshimet kushtetuese të propozuara nga presidentja Vjosa Osmani, që kanë të bëjnë me mënyrën e zgjedhjes së presidentit të Kosovës.
Seanca plenare besohet të jetë thirrur për në ora 20:00, por do të filloj me vonës, transmeton lajmi.net.
Ndërkohë, Komisioni për Legjislacion ka miratuar më parë këto ndryshime, duke hapur rrugën për shqyrtimin e tyre në Kuvend. Ndryshimet kushtetuese u miratuan me 6 vota pro, ndërsa dy deputetë të Partisë Demokratike të Kosovës votuan kundër.
Ky hap konsiderohet vendimtar për avancimin e iniciativës së presidentes Osmani për zgjedhjen e drejtpërdrejtë të presidentit nga qytetarët./lajmi.net/