Deputetët e PDK-së mbeten në shesh, Tahiri i kërkon Policisë të mos përdorë gaz lotsjellës

Deputetët e PDK-së po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, si dhe po bisedojnë me policët për “ta liruar sheshin”. Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës u tha policëve se po përdorin gaz lotsjellës në masë të madhe. “Na lironi sheshin, po protestojmë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, na lironi sheshin, ju jeni polici e…

Lajme

05/10/2026 22:49

Deputetët e PDK-së po vazhdojnë të qëndrojnë në shesh, si dhe po bisedojnë me policët për “ta liruar sheshin”.

Abelard Tahiri nga Partia Demokratike e Kosovës u tha policëve se po përdorin gaz lotsjellës në masë të madhe.

“Na lironi sheshin, po protestojmë për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, na lironi sheshin, ju jeni polici e jona, jemi duke protestu për çlirimtaret tanë”, tha ai.