Deputetët e PDK-së janë nisur drejt Kuvendit, synimi është votimi i Ligjit për Specialen

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka bërë të ditur se deputetët e kësaj partie janë nisur drejt Kuvendit të Kosovës. Demaku ka deklaruar se PDK-ja ka një synim të qartë për sot, që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të kalojë në lexim të dytë, raporton lajmi.net…

Lajme

06/10/2026 11:29

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Fadil Demaku, ka bërë të ditur se deputetët e kësaj partie janë nisur drejt Kuvendit të Kosovës.

Demaku ka deklaruar se PDK-ja ka një synim të qartë për sot, që Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara të kalojë në lexim të dytë, raporton lajmi.net

Ai është pyetur edhe për mundësinë e një takimi ndërmjet kryetarit të PDK-së, Bedri Hamza, dhe kryeministrit Albin Kurti.

Demaku ka thënë se nuk është në dijeni nëse një takim i tillë do të zhvillohet./Lajmi.net/