Dënimi i Nezir Mehmetajt në Serbi, Konjufca: E dënoj fuqishëm këtë padrejtësi, bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pasi shtetasi kosovar, Nezir Mehmetaj është dënuar sot me 6 vite burgim në Serbi me akuzat për krime lufte. Konjufca përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se e dënon fuqishëm këtë padrejtësi, shkruan lajmi.net. “Mendësia e vjetër e Serbisë që ka kryer gjenocid në Kosovë…
Lajme
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka reaguar pasi shtetasi kosovar, Nezir Mehmetaj është dënuar sot me 6 vite burgim në Serbi me akuzat për krime lufte.
Konjufca përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se e dënon fuqishëm këtë padrejtësi, shkruan lajmi.net.
“Mendësia e vjetër e Serbisë që ka kryer gjenocid në Kosovë nuk mund të prodhojë asgjë të re veçse fshehjes së krimeve në njërën anë dhe shpikjes së tyre në anën tjetër. E dënoj fuqishëm këtë padrejtësi dhe kërkoj nga bashkësia ndërkombëtare të rrisë presionin ndaj Serbisë, me zë të qartë kundër kësaj padrejtësie dhe në mbështetje të të drejtave të njeriut”, ka shkruar Konjufca. /Lajmi.net/
Postimi i tij i plotë në Facebook: