Therje me thikë në Pejë, dy persona përfundojnë në spital – të dyshuarit në arrati

Dy persona janë therur me mjet të mprehtë (thikë) sot në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhen në arrati. Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se ngjarja është…

Lajme

04/08/2026 11:49

Dy persona janë therur me mjet të mprehtë (thikë) sot në rrugën “Mbretëresha Teutë” në Pejë, ndërsa të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe ndodhen në arrati.

Rastin për lajmi.net e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Driton Rugova, i cili ka bërë të ditur se ngjarja është raportuar rreth orës 08:45.

“Sot rreth orës 08:45, Policia është njoftuar për një rast i cili ka ndodhur në rrugën ‘Mbretëresha Teutë’. Policia menjëherë ka dalë në vendngjarje, ku është kuptuar se nga persona të dyshuar janë therur me mjet të mprehtë (thikë) dy persona”, ka deklaruar Rugova.

Sipas tij, të lënduarit janë dërguar për trajtim mjekësor në Spitalin Rajonal të Pejës, ndërsa gjendja e tyre është stabile.

“Të njëjtit janë dërguar në Spitalin Rajonal në Pejë për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është stabile”, ka thënë zëdhënësi i Policisë.

Rugova ka bërë të ditur se të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe policia është duke punuar për kapjen e tyre.

“Të dyshuarit janë larguar nga vendi i ngjarjes dhe janë në arrati. Policia është duke punuar intensivisht për kapjen e personave të dyshuar”, ka deklaruar ai. /Lajmi.net/