Dënime të ashpra për Evans e Cisse
Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Jonny Evans është dënuar me gjashtë ndeshje moslojë pas përplasjes me sulmuesin e Newcastles, Papiss Cisse, i cili do të mungojë në shtatë takime.
Sport
Federata Angleze dënoi mbrojtësin e Manchester Unitedit, Jonny Evans për gjashtë ndeshje, si dhe sulmuesin e Newcastles, Papiss Cisse, për shtatë, pas incidentit mes tyre në duelin e xhiros së shkuar.
Evans mohoi ta ketë pështyrë Cissen në fitoren 1:0 ndaj Newcastles të mërkurën.
Por, ata të dy u shpallën fajtor, kurse Cisse është ndëshkuar me një ndeshje më shumë për shkak se ky është incidenti i dytë që ka shkaktuar këtë edicion pas goditjes me bërryl ndaj Seamus Coleman të Evertonit, në dhjetor.
Asnjëri nuk do të ketë të drejtë ankese.