Dembele pranoi reduktim në pagë për të vazhduar me Barcelonën

Barcelona ka konfirmuar tashmë nënshkrimin me Ousmane Dembele.

Sport

14/07/2022 13:00

Çështja e Dembele ishte në pikëpyetje qysh nga merkatoja e janarit. Lojtari refuzoi të nënshkruante kontratë të re dhe më 30 qershor mbeti pa kontratë.

Megjithatë, Barca vazhdoi negociatat me lojtarin dhe arriti sot të zyrtarizonte një marrëveshje, përcjell lajmi.net.

Si pasojë e situatës ekonomike në të cilën ndodhet klubi, Barca i ka kërkuar lojtarit që të ketë reduktim në pagë për të vazhduar bashkëpunimin.

Ousmane Dembele e ka pranuar edhe këtë kriter dhe ka firmosur deri në vitin 2024. Në muajin janar, lojtari kërkonte rritje në pagë.

Dembele ka reduktuar pagën e tij për 40%. Nëse ai plotëson të gjitha kushtet e përfshira në kontratë, do të ketë pagë prej rreth 10 milionë eurove në vit. /Lajmi.net/