Dembele nuk ka marrëveshje me Chelsea – Xavi i kërkon klubit t’i bëjë një ofertë të fundit francezit
Xavi Hernandez e dëshiron Ousmane Dembele në klub.
Sport
Anësori francez, Ousmane Dembele vazhdon të jetë i pavendosur në raport me të ardhmen e tij.
Lojtari nuk është pajtuar akoma që t’i bashkohet Chelsea, bën të ditur ‘Sport’, përcjell lajmi.net.
Në këtë situatë, Xavi Hernandez ka kërkuar nga bordi i skuadrës që të bëjnë një tjetër ofertë për francezin.
Ousmane Dembele nuk ka marrë asnjë vendim dhe është në pritje për të parë ofertën e radhës.
Dembele nuk ka asnjë ofertë as nga klubet tjera që janë interesuar për të. /Lajmi.net/