Dembele do të prezantohet si transferim i ri, jo si rinovim kontrate
Ousmane Dembele ka vendosur të qëndrojë në qytetin e Barcelonës.
Sport
Lojtari francez, Ousmane Dembele ishte pa kontratë që nga 30 qershori dhe ishte në negociata të vazhdueshme me Barcelonën.
Anësori vendosi t’ia besonte nënshkrimin e tij përsëri katalanëve, dhe tani thuhet se ka marrëveshje për kontratë deri në vitin 2024, përcjell lajmi.net.
Nënshkrimi i Dembele do të prezantohet nga klubi si një transferim i ri dhe jo si rinovim kontrate.
Eventi i prezantimit të Dembele do të jetë i ngjashëm sikur ai i Andreas Christensen e i Franck Kessie, megjithatë nuk do të ketë konferencë shtypi. /Lajmi.net/