Dellova vlerësohet si më i miri i xhiros në elitën bullgare të futbollit
Lumbardh Dellova është shpallur të enjten lojtari më i mirë i xhiros së 31-të të kampionatit elitar në Bullgari. Qendërmbrojtësi i Kosovës që aktivizohet te CSKA Sofja, arriti që ta shënojë golin e fitores 1:0 ndaj Spartak Varnas, në ndeshjen që u zhvillua më 26 prill. Ai realizoi në minutën e tretë, ndërsa ishte goli…

Sport
Lumbardh Dellova është shpallur të enjten lojtari më i mirë i xhiros së 31-të të kampionatit elitar në Bullgari.
Qendërmbrojtësi i Kosovës që aktivizohet te CSKA Sofja, arriti që ta shënojë golin e fitores 1:0 ndaj Spartak Varnas, në ndeshjen që u zhvillua më 26 prill.
Ai realizoi në minutën e tretë, ndërsa ishte goli i dytë në 31 paraqitje në të gjitha garat. Golin tjetër e realizoi për Kupë të Bullgarisë.
CSKA Sofja arriti në finale të Kupës, ndërsa më 22 maj ballafaqohet me Ludogoretsin.
Dellova 26-vjeçar e ka edhe një asistim në Kupë.
“Nuk është sezoni jonë më i mirë, por po mundohemi ta përmirësojmë lojën tonë. Do të japim çdo gjë në kampionat dhe në ndeshjen e Kupës. Shpresoj që ky të mos jetë goli im i fundit. Duhet të them se po ndihem shumë mirë këtu. Kemi një ndeshje me Botevin dhe jemi të fokusuar. I marrim ndeshjet një nga një dhe do të japim çdo gjë që kemi. Finalja është ndeshja kryesore, padyshim. Duhet ta fitojmë atë. Kemi ekip të mirë dhe strategji të mirë të lojës. Duhet ta fitojmë atë para tifozëve tonë”, ka deklaruar Dellova.
Dellova ka shtuar se i pëlqen shumë loja të cilën e aplikon mbrojtësi dhe kapiteni i Liverpoolit, Virgil van Dijk.
“Më pëlqen të luajë me topin dhe të përfshihem në sulm. Më pëlqen stili i Van Dijkut”, ka deklaruar mbrojtësi i Kosovës.
Dellova ka dy gola të shënuar edhe me “Dardanët” në 15 paraqitje.