Deliu-Kodra: Kurti u fsheh përsëri duke hyrë në Qeveri përmes rrugëve ilegale – Kthehu në Kuvend, ose largohu përgjithmonë

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka shkruar pasi nuk kanë arritur të takohen edhe sot me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin ndonëse e kanë pritur para Qeverisë. Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Albin Kurti edhe sot është fshehur, shkruan lajmi.net. “Në objektin e Qeverisë ka hyrë përmes rrugëve ilegale.…

Lajme

27/08/2026 09:58

Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu-Kodra ka shkruar pasi nuk kanë arritur të takohen edhe sot me kryeministrin në detyrë të Kosovës, Albin Kurtin ndonëse e kanë pritur para Qeverisë.

Përmes një postimi në Facebook, ajo ka thënë se Albin Kurti edhe sot është fshehur, shkruan lajmi.net.

“Në objektin e Qeverisë ka hyrë përmes rrugëve ilegale. Ne e presim çdo ditë para Qeverisë, sepse ky njeri duhet të japë përgjegjësi. Nuk e ndjekim nëpër rrugë ilegale, sepse ne nuk jemi fshehur asnjëherë. Për ne, rrugët ilegale kanë qenë rrugë për t’u përballur me armikun serb, jo për të hyrë fshehurazi në institucionet e Kosovës, të ndërtuara me mundin dhe sakrificën e secilit prej nesh. Por, për një njeri që mezi e ka pranuar pavarësinë dhe shtetin e Kosovës, nuk është e çuditshme që sot këtë shtet ta trajtojë si të përkohshëm”, ka shkruar Deliu-Kodra.

Ajo ka kërkuar nga Kurti, të kthehet në Kuvend dhe të jap përgjegjësi ose të largohet përgjithmonë. /Lajmi.net/

Postimi i plotë: