KGJK cakton Hysenin, Maxhunin dhe Sopjanin, kryetarë të këtyre Komisioneve

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e së enjtes, caktoi kryetarët e tri komisioneve, konkretisht: Komisionit për Vlerësimin e Performancës, Komisionit për Çështje Normative dhe Komisionit për Trajnime. Në krye të Komisionit për Vlerësimin e Performancës u caktua Bashkim Hyseni, në atë për Çështje Normative, Agron Maxhuni, kurse në Komisionin për Trajnime, Valentina Sopjani,…

Lajme

27/08/2026 10:46

Këshilli Gjyqësor i Kosovës (KGJK) në takimin e së enjtes, caktoi kryetarët e tri komisioneve, konkretisht: Komisionit për Vlerësimin e Performancës, Komisionit për Çështje Normative dhe Komisionit për Trajnime.

Në krye të Komisionit për Vlerësimin e Performancës u caktua Bashkim Hyseni, në atë për Çështje Normative, Agron Maxhuni, kurse në Komisionin për Trajnime, Valentina Sopjani, raporton “Betimi për Drejtësi“.

Kryetarët e komisioneve do të shërbejnë me orar të plotë sikurse të kryetarëve të komisioneve të përhershme të KGJK-së.