Tre burra dhunuan një tjetër në Qendrën Korrektuese në Dubravë – Prokuroria në Pejë jep detaje
Një rast i rëndë i dhunimit ka ndodhur në Istog më 25 gusht të këtij viti. Një person është dhunuar fillimisht fizikisht e më pas edhe seksualisht nga tre burra të tjerë, raporton lajmi.net. Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se rasti ka ndodhur në Qendrën…
Lajme
Një rast i rëndë i dhunimit ka ndodhur në Istog më 25 gusht të këtij viti.
Një person është dhunuar fillimisht fizikisht e më pas edhe seksualisht nga tre burra të tjerë, raporton lajmi.net.
Zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi në një përgjigje për lajmi.net ka thënë se rasti ka ndodhur në Qendrën Korrektuese në Dubravë.
“Rasti ka ndodhur ne Qendren Korrektuese ne Dubrave. Ndaj tre personave eshte inicuar rast per vepren penale dhunimi. Jane duke u ndermarre te gjitha vepriemet e nevojshme hetimore per kete rast. Per shkak te ndjeshmerise nuk mund te japim me shume informata”, ka thënë Nikçi.
Në lidhje me këtë rast, detaje ka dhënë edhe Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh të Policisë.
“Istog / 25.08.2026 – 21:00. Është pranuar informata se ka ndodhur një rast dhunimi. Viktima mashkull kosovar ka deklaruar se tre te dyshuar meshkuj kosovarë, fillimisht kanë ushtruar dhunë fizike ndaj tij dhe më pas e kanë dhunuar seksualisht. Viktima ka pranuar trajtim mjekësor në Spitalin e Pejës. Lidhur me rastin është informuar prokurori me urdhër të cilit rasti është duke u hetuar”, thuhet në raport. /Lajmi.net/