Del videoja ku liderët botërorë tallen me presidentin amerikan Trump
Një video ka dalë që duket se shfaq liderët botërorë përfshirë Boris Johnsonin, Justin Trudeaun dhe Emmanuel Macronin duke u tallur me Donald Trumpin në hapje të samitit të NATO-s të kësaj jave në Londër.
Bota
Pamjet shfaqin liderët në Buckingham Palace gjatë të martës mbrëma. Johnsoni pyet Macronin: “A është kjo arsyeja pse u vonove?” para se të ndërhyn Trudeau: “Ai ishte vonë sepse e heq konferencën 40 minutëshe prej prioriteteve”.
Trudeau shton: “Oh, po, po po. Ai njoftoi…” para se të ndalej nga Macroni, që flet diçka para grupit. Shpina e Macronit duket në kamerë dhe fjalët janë të pashqueshme, shkruan The Guardian.
Nuk është thënë se për kënd po fliste grupi, por këto fjalë mund të jenë në lidhje me presidentin amerikan Donald Trump, i cili njihet për konferencat e tij të gjata e pa-lidhje për media, dhe i cili e bëri një të tillë 50 minutëshe me reporterët gjatë ditës së djeshme.
Ashtu siç bëri edhe vitin e kaluar në takimin e Nato-s, Trumpi nuk ka përfillur protokollin dhe ka përdorur paraqitjet e tij me liderët e vendeve aleate që të merrte dhjetëra pyetje nga mediumet botërore.
Mbretëresha mblodhi liderët botërorë në Buckingham Palace të martën për të shënuar 70 vjetorin e NATO-s, derisa shumë protestues ishin jashtë.
Asnjë prej liderëve nuk e dinte se biseda e tyre ishte duke u incizuar.
Videoja fillimisht u postua nga Sputnik News, një agjenci lajmesh e zotëruar nga agjencia shtetërore e lajmeve Rossiya Segodnya.
Trump njihet për egon e tij fragjile dhe nuk dihet se si do të reagojë në lidhje me këto fjalë.
Së fundi ai sulmoi ashpër presidentin e Francës mbi komentet që kishte bërë për NATO-n e të cilin e kishte quajtur “të vdekur klinikisht”. /Periskopi