Del Piero: Ky ekip do ta fitojë Ligën e Kampionëve

Alessandro Del Piero ka veçuar emrat e favoritëve për Ligën e Kampionëve.

Sport

17/09/2019 11:32

Alessandro Del Piero ka parashikuar emrat e skuadrave favorite për trofeun e Ligës së Kampionëve.

Legjenda e Juventusit nuk beson se skuadra kampione nga Serie A është në mesin e favoritëve.

“Të parashikimi Ligën e Kampionëve është e vështirë, nëse do të jetë e çmendur si ajo e fundit”, deklaroi Del Piero për të përditshmen sportive italiane “Gazzetta dello Sport”, transmeton lajmi.net.

“Unë them Barcelona, Manchester City e pastaj Liverpool janë para skuadrave tjera”, shtoi ai.

“Juventus është në grupin e dytë, por vetëm për shkak të rezultateve nga edicioni i kaluar. Në realitet ekipi është konkurrent. Dhe, duhet të kenë kujdes nga Real Madrid që do të rikthehet shumë lartë”, u shpreh Del Piero. /Lajmi.net/