Deklarohen nga Nisma Socialdemokrate: Fatmir Limaj, personi më adekuat për president të Kosovës

Çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës çdo ditë e më shumë po bëhet më e nxehtë dhe po ka zhvillime të reja. Sonte ka dal në skenë një emër i ri për t’u bërë Kryetar i Shtetit, transmeton lajmi.net. Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se kryetari i subjektit të tij,…

Lajme

26/02/2026 22:54

Çështja e zgjedhjes së presidentit të ri të Kosovës çdo ditë e më shumë po bëhet më e nxehtë dhe po ka zhvillime të reja.

Sonte ka dal në skenë një emër i ri për t’u bërë Kryetar i Shtetit, transmeton lajmi.net.

Vesel Krasniqi nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se kryetari i subjektit të tij, Fatmir Limaj është personi më adekuat për pozitën e presidentit të vendit.

“Z.Limaj është një nga figurat më unifikuese të skenës politike në Kosovë, gjithashtu personalitet i njohur në jetën politike dhe historike të Kosovës. Gjatë luftës të viteve 1998–1999 ai ishte ndër komandantët më të shquar në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.”, tha ai ndër të tjera në postim dhe ftoi partitë politike që ta zgjedhin Limajn.

Postimi i plotë:

Fatmir Limaj përsoni më adekuat për president të Kosoves!
Z.Limaj është një nga figurat më unifikuese të skenës politike në Kosovë, gjithashtu personalitet i njohur në jetën politike dhe historike të Kosovës. Gjatë luftës të viteve 1998–1999 ai ishte ndër komandantët më të shquar në kuadër të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Pas përfundimit të luftës, z.Limaj u përfshi në politikë dhe ka mbajtur disa funksione të rëndësishme shtetërore. Ai ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës në disa legjislatura, si dhe Ministër i Transportit dhe Post-Telekomunikacionit (2007–2010). Gjatë kësaj periudhe u realizuan projekte të mëdha infrastrukturore rrugore, përfshirë ndërtimin e autostradës Morinë–Merdarë, aeroportin “Adem Jashari” disa nga investimet më të mëdha publike në Kosovë pas luftës.
Figura e tij lidhet si me periudhën e luftës, ashtu edhe me fazën e ndërtimit dhe konsolidimit institucional të Kosovës, duke qenë pjesë aktive e të gjitha zhvillimeve politike në Kosovë.
Andaj ftojë pozitë dhe opozitë që ta zgjedhin për president të Kosovës njeriun unifikues, i dëshmuar në gjdo etap të zhvillimeve politike në Kosovë.
V.K./lajmi.net/