Deklarata skandaloze e Gecit, Çitaku: Kjo tregon se deri ku ka rrëshqitur gjendja në vendin tonë, pasojat e kësaj logjike do t’i paguajmë të gjithë
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me deklaratën që deputeti i VV-së, Fatos Geci e ka thënë sot në Kuvendin e Kosovës, duke bërë thirrje për burg të përjetshëm për Hashim Thaçin. Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk do ta besonte kurrë se kjo deklaratë do të bëhej…
Lajme
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku ka reaguar në lidhje me deklaratën që deputeti i VV-së, Fatos Geci e ka thënë sot në Kuvendin e Kosovës, duke bërë thirrje për burg të përjetshëm për Hashim Thaçin.
Ajo përmes një postimi në Facebook, ka thënë se nuk do ta besonte kurrë se kjo deklaratë do të bëhej në Kuvendin e Kosovës.
“Nuk do ta kisha besuar kurrë se në Kuvendin e Kosovës do të kërkohej dënim i përjetshëm për çlirimtarët tanë, nga një kinse deputet. Kjo tregon se deri ku ka rrëshqitur gjendja në vendin tonë. Pasojat e kësaj logjike do t’i paguajmë të gjithë”, ka shkruar Çitaku. /Lajmi.net/
Postimi i plotë: