Abdixhiku në kontradiktë, e hap derën për kthimin e Osmanit por jo edhe për Gërvallën e Krakin: LDK nuk është “han” për të hyrë e dal

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në vazhdimësi po deklaron se po punon për të bashkuar të djathtën. Ai është pyetur në RTV Dukagjin nëse do të jetë dera hapur për Vjosa Osmanin që të rikthehet, e për këtë është shprehur pozitiv. Ai ka thënë se me Vjosën ka një lexim të përbashkët…

Lajme

21/04/2026 21:45

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku në vazhdimësi po deklaron se po punon për të bashkuar të djathtën.

Ai është pyetur në RTV Dukagjin nëse do të jetë dera hapur për Vjosa Osmanin që të rikthehet, e për këtë është shprehur pozitiv. Ai ka thënë se me Vjosën ka një lexim të përbashkët për shumë gjëra, dhe ndonëse ka thënë se kanë ndryshuar dytë për këto pesë vite ka thënë se në secilin takim kanë pas bisedë të sinqertë në interes të vendit.

“Kritika kam pas edhe unë e në disa raste besoj dhe ruaj mendimin tim që kemi mundur të parandalojmë disa procese që kanë thyer demokracinë, por duhet të mbështes përkrahjen ndërkombëtare e që mendoj se duhet të mbështesim”, ka thënë ai për Osmanin.

Ai ka thënë se në procesin e bashkimit të së djathtës brenda LDK-së, Vjosa Osmani është pjesë thelbësore të një të djathte të tillë.

“Kam komunikim me të. Jam në proces të bashkimit, do flas njëherë me strukturat tona, sapo e përfundova takimin me degët në mërgatë ata menxi e presin bashkimin tonë”, ka shtuar Abdixhiku.

Ai ka thënë se në Suharekë një burrë e ka këshilluar se duhet të ndodh amnistia para bashkimit, që të harrohen të gjitha dhe të bashkohen.

Abdixhiku ka pyetur nëse në bashkimin e së djathtës së LDK-së, a mund të kthehen edhe Donika Gërvalla e Nezir Kraki, e për ta është shprehur se nuk ka vend.

“Nuk e kemi shtëpinë han i Rugovës, kjo është shpi e madhe nuk është han hin e dil. Për ata që besojnë vizionin. Nuk kemi asgjë të përbashkët me Donikën, Vjosa e Donika nuk kanë paralele të njëjta. Ka qenë kombinim shumë i quditshëm bashkimi i atyre të dyave”, ka thënë Abdixhiku. /Lajmi.net/