Deklarata e parë e Shaqirit si lojtar i Stoke

20:00 | 11 Gusht 2015

Fanela e Shaqirit te Stoke

Xherdan Shaqiri ndjehet shumë i kënaqur me transferimin e tij te skuadra angleze, Stoke City.

Djaloshi nga Zhegra sot edhe zyrtarisht u prezantua te Stoke pas transferimit prej 12 milionë funteve nga Interi.

”Jam shumë i lumtur që ky transferim te Stoke City më në fund u kompletua”

”Tri ditët e fundit kam takuar njerëz të mrekullueshëm dhe atmosfera në Britania Stadium të dielën ishte e jashtëzakonshme”

”Falenderoj shumë trajnerin dhe shefin ekzekutiv. Mezi po presë të takoj bashkëlojtarët e mi të ri dhe të debutoj. Duket e mrekullueshme të jesh një Potter”, u shpreh Xherdani.