Deklarata e Gecit, deputetja e PDK-së: E kanë frikë Hashim Thaçin, veç prezenca e tij e bën ndryshimin në këtë vend, ai është fitues

Dje, deputeti i listës Guxo, Fatos Geci, ka bërë një deklaratë skandaloze, ku gjatë seancës në Kuvend, tha se ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, do ‘’përcjell i njëjti fat’’ me atë të Naim Murselit, i cili u dënua për vrasjen e Liridona Ademajt. Lidhur me këtë deklaratë e ftuar në T7, ka folur deputetja e…

Lajme

22/04/2026 13:18

Dje, deputeti i listës Guxo, Fatos Geci, ka bërë një deklaratë skandaloze, ku gjatë seancës në Kuvend, tha se ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, do ‘’përcjell i njëjti fat’’ me atë të Naim Murselit, i cili u dënua për vrasjen e Liridona Ademajt.

Lidhur me këtë deklaratë e ftuar në T7, ka folur deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu Shoshi.

‘’E dimë të gjithë që e kanë frikë Hashim Thaçin, sepse ai është fitues vetëm me prezencën e vet në Kosovë. Pra s’ka nevojë me qenë as kandidat, as në lista për deputet, as me qenë kryetar i një partie’’, ka thënë ajo mes tjerash.