Gjendet i vdekur në një burg në Francë Emrush Gashi nga Lipjani, ishte i dënuar për vrasjen e vëllait të tij në vitin 2018

Emrush Gashi, 66 vjeçar nga Lipjani, është gjetur i vdekur para disa ditësh në një burg në Francë. Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prishtinës, që e ka konfirmuar përmes kanaleve ndërkombëtare, transmeton lajmi.net. “Ju njoftojmë se me datë 27.03.2025, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë për veprën penale ”Vrasje e…

Lajme

22/04/2026 13:57

Emrush Gashi, 66 vjeçar nga Lipjani, është gjetur i vdekur para disa ditësh në një burg në Francë.

Këtë për lajmi.net e ka konfirmuar Prokuroria Themelore e Prishtinës, që e ka konfirmuar përmes kanaleve ndërkombëtare, transmeton lajmi.net.

“Ju njoftojmë se me datë 27.03.2025, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka ngritur aktakuzë për veprën penale ”Vrasje e rëndë”, nga neni 179, paragrafi 1, pika 1.3, dhe për veprën penale ”Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, nga neni 374 i Kodit Penal të Republikës së Kosovës Nr.04/L-082.  Gjithashtu, kemi pranuar informata lidhur me vdekjen e tij përmes kanaleve ndërkombëtare dhe kemi pranuar edhe vërtetimin e vdekjes së tij. Aktualisht, ende jemi në pritje të aktvendimit nga Gjykata.”, tha Kaltrina Shala, zëdhënëse e Prokurorisë Themelore në Prishtinë.

Kush është Emrush Gashi? 

Emrush Gashi është i dënuar për vrajsen e vëllait të tij me 14 korrik 2018 në Tërbovc të Lipjanit.

Policia e Kosovës gjatë vitit 2018 kishte kërkuar ndihmë për gjetjen e Emrush Gashit, nën dyshimin se kishte vrarë vëllanë e tij, M.G., 54 vjeç.

Ai ishte arrestuar pak vjet më pas, më 26 gusht 2021 në Francë pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar./lajmi.net/