Deda me propozim: Votat e deputetëve ministra të çohen në Kushtetuese
Analisti politik, Ilir Deda, e ka komentuar bllokadën e krijuar për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit. Deda tha se krejt e dinë se Lëvizja Vetëvendosje është pozicionuar gabim dhe se të njëjtit po e shkelin ligjin. “Tash me mbet në diskutimin se i ka 59 apo 61 numra nuk bën të jetë pjesë…

Lajme
Analisti politik, Ilir Deda, e ka komentuar bllokadën e krijuar për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit.
Deda tha se krejt e dinë se Lëvizja Vetëvendosje është pozicionuar gabim dhe se të njëjtit po e shkelin ligjin.
“Tash me mbet në diskutimin se i ka 59 apo 61 numra nuk bën të jetë pjesë e diskutimeve serioze. A ka iniciativë politike në këtë vend për këtë vend, për këtë Kosovë dhe cila është ajo iniciativë, nuk po dimë, nuk po dëgjojmë. Reduktimi i inciativës politike në procedurë, nuk është politikë as nuk lidership, nuk është kurrgjë hiç”.
“Sot dhe pardje, i shohim shumicën e partive duke u sjellur si opozitë, nga Vetëvendosja deri te AAK-ja. Kur e sheh në përgjithësi, është turp i madh për Kosovën. Nuk e dinë cilin vendim më të vështirë do ta marrësh dhe tash ke rënë në këtë pikë”, tha Deda në Klan.
Tutje, ai tha se tri partitë opozitare të deridjeshme po e mbrojnë kushtetushmërinë e Kosovës, teksa dha edhe një propozim se si të ecej tutje.
“PDK-ja, LDK-ja, AAK-ja po e mbrojnë kushtetushmërinë e Kosovës. Subjektet politike duhet të japin përgjegjësi. Unë po të isha deputet, kisha thënë se po ecim përpara dhe do t’i dërgojmë në Gjykatë Kushtetuese”, tha ai.