De Ligt ndryshon qëndrim: Duhet të vaksinohemi të gjithë, do ta marrë sa të mundem

Mattijs de Ligt kishte deklaruar gjatë ditës së sotme se është kundër vaksinës dhe nuk do ta marrë atë.

Sport

29/05/2021 19:02

Megjithatë, ai së fundmi ka ndryshuar qëndrimin e tij duke thënë se deklarata e tij është keqkuptuar, transmeton lajmi.net.

“Në intervistën time të fundit, nuk isha i qartë me përgjigjen time. Për ta bërë të qartë çdo dyshim: unë jam absolutisht në favor për vaksinimin ndaj COVID-19 dhe do ta marrë atë sa më shpejt që është e mundur”, ka thënë de Ligt.

Qendër mbrojtësi i Juventus gjatë ditës kishte thënë se njerëzit duhet të vendosin personalisht në qoftë se duan ta marrin vaksinën apo jo, mirëpo tani ka ndryshuar mendimin e tij.

Në anën tjetër, qeveria e Francës ka vendosur që Kylian Mbappen të jetë figurë kyçe për të shtuar edhe më shumë vetëdijesimin qytetarëve për vaksinim./Lajmi.net/

Image