Bastisje në veri, Policia sekuestron kallashnikov e granata dore
Policia e Kosovës sot ka realizuar një bastistje në veri të Mitrovicës me dyshimin se mund të ketë substanca narkotike. Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani ka njoftuar se aty janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake. “Sot rreth orës 13.00 pas pranimit të informacionit se në një vend të caktuar…

Lajme
Policia e Kosovës sot ka realizuar një bastistje në veri të Mitrovicës me dyshimin se mund të ketë substanca narkotike.
Zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në veri, Veton Elshani ka njoftuar se aty janë gjetur dhe sekuestruar armë dhe pajisje ushtarake.
“Sot rreth orës 13.00 pas pranimit të informacionit se në një vend të caktuar në Mitrovica Veri mund të ketë substanca narkotike, Policia e Kosovës ka zhvilluar një bastisje. Gjatë bastisjes në këtë shtëpi Policia ka has dhe ka sekuestruar
1 AK-47
2 Granata Dore M-75
2 Radiolidhje
2Antiplumba
Kapelë
Dorëza
Çanta Ushtarake
Karikator të zbrazët e të mbushur me fishekë të pistoletës
Harta
Rrip brezi
Sprej
Thikë
Shall kamufllazhi etj
2 Persona të dyshimt njëri me iniciale A.J. i lindur me 1992 dhe V.J. i lindur me 1978 nuk janë has në shtëpi por tashmë janë shpall si persona në kërkim”. ka thënë Elshani për lajmi.net. /Lajmi.net/