De Ligt i gatshëm për ndeshjen ndaj Zenit Petersburgut

Gjiganti italian do ta ketë të gatshëm yllin e mbrojtjes për ndeshjen e ardhshme.

Sport

19/10/2021 16:20

Matthijs de Ligt mungoi në ndeshjen e kaluar të Juventusit ndaj Romës shkaku i një lëndimi, transmeton lajmi.net.

Sipas ‘Calcio Mercato’, mbrojtësi është kthyer në stërvitje me pjesën tjetër të ekipit dhe është i gatshëm për duelin e radhës.

Nesër, Juventusi do të përballet me Zenit Petersburgun dhe De Ligt mund të luajë disa minuta në këtë ndeshje.

Një lajm i mirë ky për trajnerin Massimiliano Allegri pas dihet që holandezi është një futbollistë kyç për repartin defanziv të ‘Bianconerëve’.

“Zonja e Vjetër”, pas fillimit të dobët të ediciont është rikthyer furishëm dhe tani kanë shtatë ndeshje pa humbje në të gjitha garat. /Lajmi.net/