De Jong nuk është pishman për kalimin te Barcelona – dëshiron të pensionohet aty

Frenkie de Jong nuk është bërë aspak pishman për transferimin te Barcelona.

Sport

24/01/2020 22:07

Ylli holandez, De Jong, u transferua gjatë verës së kaluar nga skuadra e Ajax Amsterdam tek ajo e Barcelonës.

Mesfushori ka bërë të ditur se nuk është aspak pishman për lëvizjen e tij, përkundrazi, thotë se dëshiron të pensionohet aty.

“Jo, nuk është e vërtetë. Unë nuk jam pishman që kam nënshkruar me Barcelonë, as për një sekond” ka thënë Frenkie, transmeton lajmi.net.

“Jam vërtetë i lumtur sepse gjithmonë kam dashur të luaj këtu. Po luaj me lojtarë të cilët për mua janë legjenda. Jam në klubin më të mirë në botë” shtoi tutje anëtari i kombëtares së Holandës.

Frenkie de Jong nuk aktivizohej në pozitën e tij të preferuar nën urdhrat e Ernesto Valverde. /Lajmi.net/