De Bruyne konfirmon bisedimet për rinovimin e kontratës: Jemi në negociata
Ylli i Manchester Cityt, Kevin de Bruyne ka zbuluar se ka nisur bisedimet për të rinovuar kontratën.
Sport
Belgu ka kontratë deri në vitin 2023, mirëpo pëlqehet shumë nga PSG dhe Real Madridi, transmeton lajmi.net.
Sidoqoftë, mesfushori kreativ ka konfirmuar se ka nisur bisedimet për rinovim me gjigantin anglez.
“Jam i lumtur më Manchester. Jam në klub të mirë me drejtues të mirë. Jemi pak në negociata, nuk janë të avancuara”.
“Këtë moment jam duke shikuar vetëm. Do të doja të qëndroja në klub, pra është e lehtë”.
“Nëse nuk do doja të qëndroja, do largohesha. Por, kur dëshiron të qëndrosh, nuk është aq e vështirë”. deklaroi ai.
Thuhet se City do t’i ofrojë rinovim deri në vitin 2025 me rritje page./Lajmi.net/