De Bruyne kërkon nga Guardiola transferimin e yllit me vlerë 100 milionë euro

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola është i interesuar për shërbimet e yllit të Aston Villas, Jack Grealish.

Sport

24/11/2020 09:41

Anglezi ka qenë një ndër lojtarët më të mirë në Premierligë kohën e fundit dhe pëlqehet shumë nga tekniku spanjoll, transmeton lajmi.net.

Sipas Independent, Guardiola ka pyetur edhe yllin e skuadrës, Kevin de Bruyne për mendimin e tij lidhur me 25-vjeçarin.

Belgu gjithashtu është admirues i Grealish dhe e sheh si lojtari adekuat që City duhet ta transferojë.

Sidoqoftë, ky transferim nuk do arrihet nëse nuk paguhet vlera e 100 milionë eurove./Lajmi.net/