De Bruyne i jep mbështetje Bravos, para ndeshjes me Liverpool

Claudio Bravo do të jetë portieri i parë i Manchester City, për ndeshjen kundër Liverpool.

Sport

09/11/2019 18:46

Gjatë mesjavës, në kuadër të Ligës së Kampionëve, portieri i parë i Manchester City, Ederson Moraes, ka pësuar një lëndim, i cili do t’ia humb atij derbin me Liverpool.

Guardiola ka konfirmuar se Bravo do të jetë ai që do të ruajë portën e ‘Citizens’. Kjo ka nxitur reagime, por Kevin de Bruyne ka dhënë mbështetjen e plotë për kilianin.

“Është një humbje për ne, sespe ai është portieri i parë, por unë besoj tek Claudio” ka thënë De Bruyne, transmeton lajmi.net.

“Mendoj se ai ka pasur një fazë para-sezonale të mrekullueshme dhe ka luajtur kundër Liverpool në ‘Community Shield’, duke bërë shumë mirë. Ai është i eksperiencuar, kështu që unë kam besimin e plotë që ai do të bëjë punë të mirë. Nuk jam i frikësuar për këtë” ka thënë belgu.

Manchester City dhe Liverpool përballen nesër, me fillim nga ora 17:30, në ‘Anfield’. /Lajmi.net/